Pyetje të shpeshta

Cilat janë sendet që nuk lejohen në bagazhin tim të dorës?

Publikuar nga

KFZ në 06 Qershor 2022

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Ju lutem konsultohuni me linjat ajrore përkatëse për sendet të cilat ndalohen në bordin e avionit. Një listë e artikujve të tillë përfshin:

• thika

• gërshërë

• makina rroje

• set për thonjtë

• shkopa beisbolli

• set golfi

Në përputhje me Direktivën e Bashkimit Evropian, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit zbaton rregullat e sigurisë të cilat kufizojnë sasinë e lëngjeve që duhet të kalojnë në pikat e kontrollit. Në këtë mënyrë, pasagjerëve ju lejohet të marrin me vete në çantat e dorës vetëm një sasi të kufizuar lëngjesh. Këto lëngje duhet të jenë të paketuara dhe secili prej tyre nuk duhet ta kalojë sasinë prej 100 mililitrash. Të gjithë artikujt me përmbajtje lëngu duhet të jenë të mbështjellë me qese transparente që mund të hapet e rimbyllet, dhe çdo pasagjer lejohet të marrë me vete jo më shumë se një litër lëngje. Këto rregulla janë vetëm për çantat e dorës dhe nuk ka asnjë problem nëse këto produkte janë paketuar në bagazhet e mëdha. Objekt kontrolli janë: uji dhe lëngjet e tjera, supa, shurupi, kremra, locione dhe vaj, parfume, sprajt, xhel (ku përfshihet xheli për flokë dhe për dush), produktet e presuara (ku përfshihen pasta e rrojës, shkuma të tjera dhe deodorantë), pastë dhëmbësh, përzierje lëngjesh, rimeli si dhe çdo artikull tjetër me përmbajtje të ngjashme. 

Publikuar nga

TIA në 06 Qershor 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

North Wings

Kukësi, qyteti i historisë së përjetshme të kujtimit.

Mësoni më shumë
pre-footer