Ndani këtë informacion.
Kukës, Shqipëri (9 korrik 2021) - Kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit duke filluar kështu fluturimet tregtare në aeroportin e ri të Shqipërisë. Fluturimi u organizua nga operatori turistik me bazë në Zürich, Illyrian Eagle.
Avioni Embraer 190, me 100 pasagjerë në bord, mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, në orën 12:20. Ky avion do të fluturojë 3 herë në javë, të Mërkurave, të Premteve dhe të Dielave.
Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës u prit me një ceremoni mirëseardhjeje në pistë dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit.
“Eshtë ngjarje e madhe për të gjithë ne dhe jemi krenarë që po bëjmë këtë hap të rëndësishëm në aeroportin e ri të Kukësit, që shënon një epokë të re për aviacionin shqiptar, por edhe me zhvillimin e zonës me 100 veta të punësuar deri tani. I urojmë Helvetic Airlines dhe Illyrian Eagle suksese dhe ndërkohë që ne përgatitemi për 6 fluturime në javë, me destinacione Stamboll dhe Zurich nga Air Albania”, tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Kukësit Altin Progonati.
“Gjithmonë e mbush me gëzim kur një kompani ajrore mund të fluturojë për në një destinacion të ri. Eshtë edhe më e veçantë në Kukës: ne jemi të lumtur që mund të fluturojmë në këtë aeroport të ri së bashku me operatorët tanë të turizmit dhe jemi të bindur që vizioni afatgjatë i Kukësit është i orientuar drejt së ardhmes dhe do të jetë i suksesshëm”, u shpreh Tobisa Pogorevc, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Helvetic Airlines.
Helvetic Airways është një kompani ajrore rajonale zvicerane me seli në Aeroportin e Zürich (ZRH) dhe shërben 34 destinacione në të gjithë botën, përfshirë Evropën dhe Afrikën Veriore, si dhe fluturime të planifikuara në emër të Swiss International Airlines dhe Lufthansa.
Illyrian Eagle është operatori turistik me përvojë 10-vjeçare, me qendër në Zvicër dhe operime në Kosovë dhe Maqedoni. Në një kohë të shkurtër planifikohet nga Illyrian Eagle destinacione të reja me Kukësin, nga Gjeneva dhe Baseli.
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit 'Zayed-Flatrat e Veriut' ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit.
Terminali zë një vend prej 3500 m2, ka 2 porta hyrëse dhe brenda tij një zonë muzeale përkujton luftën e Kosovës, e cila ishte gjithashtu pika fillestare e këtij aeroporti, si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në ndihmë për refugjatët e luftës.
Informacionet për shitjet e biletave me dhe nga Zürich, nga Kukës International Airport mund të gjenden në faqen zyrtare të Illyrian Eagle:
https://www.illyrianeagle.ch/
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
© 2022 Kukës International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programing by codify.al