Linja ajrore

Air Albania

Një profil i ri i aviacionit shqiptar në botë

Fotografitë @Air Albania

Përshkrim

Air Albania nuk është thjesht një kompani tjetër në treg, por një profil i ri i aviacionit shqiptar në botë. Kjo është vetëm njëra nga filozofitë tona udhëheqëse, që na ka shoqëruar që në ditët e para të projektimit të këtij investimi strategjik. 

Jemi përkujdesur që i gjithë stafi ynë të përgatitej me trajnimet më profesionale, të ofruara nga një prej akademive pararojë të edukimit në fushën e aviacionit, por edhe jemi përkushtuar që çdo shërbim i ofruar prej nesh të mos ketë konkurrencë. Asetet materiale më të çmuara të kompanisë sonë: flota e avionëve AIRBUS, janë garanci suksesi, por edhe përkushtimi maksimal. Të gjitha këto angazhime nuk janë vetëm kërkesë për të qenë konkurrues të rinj në treg, por një detyrim për të merituar përfaqësinë e flamurit shqiptar.

Kompania tregon kujdes të dedikuar ndaj traditave dhe vlerave shqiptare, duke e pasuruar ofertën e saj me përfitime dhe standarde në stofin e ekselencës, të sjella në çmime të përballueshme për të gjithë. Nga cilësia e ushqimeve deri te komoditeti i udhëtimit Air Albania sigurohet të ofrojë standardin më të lartë të mikpritjes, si një nga veçoritë më të çmueshme të shqiptarëve.

Vendndodhja

Jashtë

Kontakt

www.airalbania.com.al

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

North Wings

Kukësi, qyteti i historisë së përjetshme të kujtimit.

Mësoni më shumë
pre-footer